ActionFraud - National Fraud & Cyber Crime Reporting Centre - Call 0300 123 2040

Albanian

Njoftoni ‘Action Fraud’ rreth çdo mashtrimi

Albanian

Njoftoni ‘Action Fraud’ rreth çdo mashtrimi

Nëse keni qenë viktimë e mashtrimit, mund t’i thoni ‘Action Fraud’ – Qendra e Raportimit të Mashtrimeve në Mbretërinë e Bashkuar. Ju mund të raportoni çdo mashtrim tek ‘Action Fraud’ nëse jeni në Mbretërinë e Bashkuar, nëse mashtrimi ka ndodhur në Mbretërinë e Bashkuar ose nëse mashtrimi ka të bëjë me Mbretërinë e Bashkuar dhe ka ndodhur në internet.

Nëse nuk flisni anglisht, ose nëse anglishtja nuk është gjuha juaj amtare, ne kemi një shërbim i cili ju jep mundësinë të na informoni rreth mashtrimit në gjuhën tuaj.

  • Telefononi +44 300 123 2040.
  • Telefonatës tuaj do t’i përgjigjet një person që flet anglisht. Ju duhet t’i thoni atyre se çfarë gjuhe flisni.
  • Më pas do t’iu kërkohet të prisni ndërkohë që thirret një përkthyes. Kjo mund të zgjasë pak minuta, ndaj ju lutemi mos e mbyllni telefonin. Nëse nuk gjejmë menjëherë një përkthyes, do t’iu kërkohet numri juaj i telefonit dhe dikush do t'iu telefonojë kur të gjendet një përkthyes.
  • Kur t’iu flasë përkthyesi ai/ajo do t’iu bëjë disa pyetje në mënyrë që të përgatitet raporti juaj mbi mashtrimin. Sigurohuni që të keni me vete të gjitha dokumentet që kanë të bëjnë me mashtrimin në mënyrë që t’i përgjigjeni të gjitha pyetjeve.

Linjat janë të hapura:
Të hënë – Të premte: 8 paradite deri 8 mbasdite

Telefoni: +44 300 123 2040.
Tekstfoni: +44 300 123 2050.

Related articles